Ndryshon destinacioni, ja ku mund të përfundoj De Jong
Bayern Munich raportohet se është i interesuar të nënshkruajë me Frenkie de Jong nga Barcelona në një marrëveshje huazimi.
Holandezi ka qenë në qendër të spekulimeve për të ardhmen e tij gjatë gjithë verës, me Manchester United dhe Chelsea-n që kërkojnë të nënshkruajnë mesfushorin holandez.
Pavarësisht se është subjekt i interesimit nga klubet angleze, De Jong ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Barcelonë me holandezin që startoi për herë të parë këtë sezon në fitoren 4-1 ndaj Real Sociedad-it në fundjavë.
Megjithatë, ai ende mund të largohet nga gjigantët katalanas përpara mbylljes së afatit kalimtar, dhe sipas raportimeve në Spanjë, Bayern Munich është shfaqur si një destinacion i mundshëm.
Kampionët gjermanë janë të etur për të nënshkruar me De Jong në një marrëveshje huazimi, e cila do të ishte e ngjashme me atë të rënë dakord mes Bayern-it dhe Barcelonës në vitin 2019 për Philippe Coutinho-n.
Një lëvizje e tij te Bayern-i do ta ndihmonte Barcelonën të stabilizonte financat dhe të kishte mundësinë për të regjistruar Jules Kounde-n për sezonin e ri, ndërsa ata gjithashtu mund të përpiqen të nënshkruajnë me Bernardo Silva-n nga Manchester City.