Një veteran i Luftës së Dytë Botërore ka festuar ditëlindjen e tij të 100-të duke marrë një vaksinë kundër koronavirusit, si dhe kartën tradicionale nga Mbretëresha, përcjell portali rtv21.tv

Roy Layzell, i cili jeton në shtëpinë e kujdesit West View në Bere Alston, Devon, mori vaksinën të mërkurën – në të njëjtën ditë me ditëlindjen e tij.

Layzell, i cili ishte një kameraman luftarak në RAF në Luftën e Dytë Botërore, tha se ai mendonte se vaksina ishte “një gjë e mirë”.

“Ju nuk keni ditëlindje të 100-të çdo ditë,” shtoi ai./21Media