Në 10 vjetëshin e fundit, 104 persona u emërtuan me emrin Flamur

Nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, kanë dhënë statistika vetëm për 10 vjetëshin e fundit.
“Në 10 vjetëshin e fundit në Kosovë, numri i personave me emrin Flamur është 104 persona”, thuhet në përgjigjen e ASK-së.
Kurse, kanë bërë të ditur edhe sa është numri i personave me emrin Vlorë, Valon e Marigona.
“Vlora janë: 52 persona, Valon janë: 79 persona dhe Marigona janë: 139 persona”, kanë thënë nga ASK-ja.
Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.
28 Nëntori i vitit 1912 shënoi një kthesë historike për popullin shqiptar, pasi që nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.
Shqipëria këtë vit shënon përvjetorin e 110 të pavarësisë./21Media

Back to top button