Autoritetet bëjnë  thirrje për respektim të masave 

 Autoritetet bëjnë  thirrje për respektim të masave 

Shtimi i rasteve me koronavirus në Kosovë po vazhdon, ndërkohë që qeveria ka prezantuar masat e tjera më rigoroze për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Vetëm në 24 orët e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, njoftoi për 216 rastet të reja duke e quar kështu numrin e përgjithshëm në 4 mijë e 931 vetë dhe 102 të vdekur. Edhe kryetarët e komunave shprehen të shqetësuar me rritjen e shpejtë të numrit të të infektuarve, duke apeluar te qytetarët t’i respektojnë masat e ndërmarra nga qeveria dhe mos ta nënçmojnë faktin e rrezikut nga virusi./21Media