Në aeroportin e Prishtinës Dogana sekuestroi mjaltë në vlerë prej afro 3 mijë euro
Dogana e Kosovës ka konfiskuar disa kavanoza me mjaltë manuka në Aeroportin e Prishtinës nga i cili udhëtar i linjës Stamboll-Prishtinë, nuk i kishte deklaruar.
Përmes një postimi në Facebook, bëhet e ditur se vlera totale e mallit të padeklaruar është është 2,922.78 euro, derisa mallrat janë sekuestruar, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Më datë 12.09.2024, rreth orës 20:15, në Pikën e Kalimit Kufitar Aeroporti – Arritje, gjatë fluturimit të linjës Stamboll – Prishtinë, është selektuar për kontroll një udhëtar, i cili kishte zgjedhur kanalin e gjelbër për të kaluar. Pas kontrollit të valixheve dhe analizës së imazheve nga skaneri, u hasën mallra të padeklaruara si më poshtë: 38 copë Mjaltë Manuka “AIRBORNE” 30+ (500 gr), me vlerë 2,047.44€ 18 copë Mjaltë Manuka “AIRBORNE” 50+ (500 gr), me vlerë 875.34€ Vlera totale e mallit të padeklaruar është 2,922.78€, ndërsa shmangia nga obligimet doganore është llogaritur në 871.00€. Ky rast është trajtuar sipas procedurave ligjore të Doganës së Kosovës, dhe rrjedhimisht mallrat janë sekuestruar”, thuhet në njoftimin e Doganës./21Media