Borrell: I kënaqur të shoh se BE është rikthyer në timonin e procesit dhe pres një takim konstruktiv

Borrell: I kënaqur të shoh se BE është rikthyer në timonin e procesit dhe pres një takim konstruktiv

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë nisur takimin në Bruksel, për herë të parë ballë për ballë në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Takimi i sotëm pason një video-konferencë që u mbajt të dielën e 10 korrikut me të cilën u shënua edhe rifillimi i bisedimeve të pezulluara që nga vjeshta e vitit 2018. Para takimit, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha se inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të zhvillojnë një dialog në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit./21Media