Në Bruksel diskutohet për liberalizim të vizave për shtetasit e Kosovës

 

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bruksel.

Ai nga ora 15:00 do të ketë një takim me presidentin e Parlamentit Evropian (PE), David Sassoli. Ndërsa, nga ora 16.45  Hoti do të marrë pjesë në një debat në Komisionin e Politikës së Jashtme të këtij Parlamenti.

Parlamenti Evropian ka paralajmëruar se do të diskutohet për situatën në Kosovë dhe në rajon, për ecurinë e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që po vazhdon me ndërmjetësimin e BE-së dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Edhe zëvendëskryeministri Besnik Tahiri e ka konfirmuar se këto tema do të diskutohen në takimet e sotme në Bruksel.

Bashkë me Kryeministrin Hoti sot do të kemi disa takime me rëndësi në Parlamentin Evropian, me z. David Sassoli, president i Parlamentit Evropian, Komisionin për Punë të Jashtme dhe Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian. Në të tri takimet do të flasim për nevojën e shpejt të liberalizimit të vizave dhe agjendën evropiane për Kosovën”, ka shkruar Tahiri në Facebook./21Media

Back to top button