Mosha mesatare e vajzave dhe djemve që i dhanë fund beqarisë në vitin e kaluar ishte 29 vjeç.

Sipas raportit të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, gratë po martohen më të reja në moshë se sa burrat.

Mosha mesatare e grave që martohen ishte 28, ndërsa për burrat 31 vjeç.

Ndërkaq, të dhënat e fertilitetit kanë rënë krahasuar me vitet e mëparshme nga 2 fëmijë për një grua. /21Media