Autoritetet në kryeqytetin indian Delhi kanë inauguruar një qendër të kujdesit për pacientë me koronavirus me 10 mijë shtretër.

Aty do të trajtohen personat me simptoma të lehta, por edhe ata që nuk shfaqin simptoma të Covid-19.

Konsiderohet si një nga qendrat më të mëdha për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

Delhi është në mesin e vendeve më të goditura./21Media