Në dhjetor prezantohet shfaqja “Njerëz, vende dhe ngjarje”

Trupa Artistike e Artpolis po vazhdon me provat për krijimin e shfaqjes “Njerëz, vende dhe ngjarje”, me regji të Butrint Pashës, e cila para publikut do të prezantohet gjatë muajit dhjetor.
“Njerëz, vende dhe ngjarje”, me autor Duncan Macmillan, është një histori suksesi ku një njeri arrin të mposht varësinë ndaj drogës, fenomenit botëror që në vazhdimësi vret njerëz dhe shkatërron familje.
E bazuar në një ngjarje sentimentale të një vajze që vuan nga alkoolizmi dhe varësia ndaj drogës që po rehabilitohet në një qendër, Ema vjen si personifikim i shumë njerëzve të stigmatizuar nga shoqëria për shkak të pasigurisë që i është krijuar nga varësia, që ka ndikuar edhe në karakterin e saj./21Media

Back to top button