Manuel Cardoso ishte kompozitor dhe organist portugez. Bashkë me Duarte Lobo-n dhe John IV bën pjesë në atë që njihet si “Epoka e Artë” e polifonisë portugeze.

Cardoso u lind në Fronteira afër Portalegrës, supozohet rreth vitit 1566. Ndoqi kolegjin Colégio dos Moços do Coro qw ishte i lidhur me katedralen e Évora-s ku studioi bashkë me Manuel Mendes-in dhe Cosme Delgado-n. Në vitin 1588 iu bashkua urdhrit Karmelit.

Në pjesën më të madhe të karrierës së tij ishte kompozitor dhe organist në Convento do Carmo në Lisbonë. Krijimtaria e tij muzikore përbën modele palestineze polifonike, të krijuara me stil të rafinuar, preciz, duke i injoruar idiomat baroke. Stili i tij i përngjason Tomas Luis de Victoria-s me trajtimin e kujdesshëm të disonancës.

Fatkeqësisht shumë nga veprat e tij muzikore, veçanërisht disa kompozime polikorale, u shkatërruan pas një tërmeti që pllakosi Lisbonën në vitin 1755. Vdiq më 24 nëntor rreth vitit 1650 në Lisbonë. /21Media