Regjisori i madh amerikan Steven Spielberg ka lindur më 18 dhjetor të vitit 1946. Ai është padyshim ndër emrat më të mëdhenj të regjisë dhe skenarit. Spielberg konsiderohet si njëri nga pionierët e epokës New Hollywood.

Gjatë një karriere të jashtëzakonshme mes shumë filmave të suksesshëm e shumë çmimeve të fituara, Spielberg ka shkruar me shkronja të arta emrin e tij në kinematografinë botërore. Po ashtu, Spielberg me krijimtarinë e tij eshtë bërë regjisori me fitimet më të mëdha në histori.

Spielberg fitoi dy herë çmimin “Oscar” si regjisori më i mirë, gjatë një interviste kohë më parë pati thënë se ka në plan të bëjë filma deri në ditën që do të vdesë.

Kurse producenti Jeffrey Katzenberg me të cilin Spielberg ka bashkëpunuar e pati cilësuar si “mjeshtrin tregimtar të kohës sonë” duke thënë se Spielberg-u nuk mund të krahasohet me askënd.

Spielberg-u u lind në Cincinnati më 18 dhjetor të vitit 1946 dhe sot ka mbushur 74 vjet.