Në ditëlindjen e vjehrrës, Xhensila publikoi këtë foto
Nëna e komedianit Bes Kallakut feston 60 vjetorin e lindjes. Në këtë datë të veçantë nuk kishte si të mungonte një urim nga djali i saj, Besi dhe nusja Xhensila Myrtezaj.
“Mamaja ime, Shpresa, lule kamomil, prehëri i paqes, gjumi i qiellit. Urime 60 vjetorin e bukura mam”, ka shkruar Bes Kallaku në fotografinë që e ka publikuar në Instagram.
Fotografia është bërë në festën e organizuar për nënën.
Ndërsa, Xhensila ka publikuar një fotografi duke e përqafuar vjehrrën. “Nëna kamomili…Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos./21Media