Në Ditën Botërore të Vajzave, Osmani takon vajzat e klubit futbollistik “Prishtina”

Me rastin e Ditës Botërore të Vajzave, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar klubin futbollitik të vajzave “Prishtina”.
Osmani ka thënë se vajzat nëpër klubet të futbollit në shoqërinë kosovare duhet të luftojnë jo vetëm kundër ekipeve të tjera, por edhe kundër steriotipeve në shoqëri, pasi pasioni i këtyre vajzave mund të kapërcejë edhe pengesat e tilla dhe nuk dorëzohen asnjëherë.
“Me rastin e ditës ndërkombëtare të vajzave, takuam klubin futbollistik të vajzave ‘Prishtina’. Vajzat nëpër klubet e futbollit në shoqërinë tonë duhet të luftojnë jo vetëm kundër ekipeve të tjera në fushën e futbollit, por edhe kundër stereotipeve në shoqëri. Megjithatë, ato munden. Pasioni i këtyre vajzave mund të kapërcejë edhe pengesat e tilla, sepse ato nuk dorëzohen kurrë. Ato na dhanë mesazhin se për të arritur atë që do në jetë nuk mjafton vetëm talenti, por edhe guximi për ta kaluar çdo vështirësi dhe paragjykim. Krenare me vajzat tona”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media


 

Back to top button