Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) sot më 8 Mars e ka zyrtarizuar nominimin e nënkryetares së Bordit të FBK-së, znj. Linda Shala për Kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

Me këtë nominim Federata e Basketbollit të Kosovës e fillon fushatën e FBK- së për 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas në kuadër të FIBA Europe Girls Program, njëherësh kampanjës “Her World, Her Rules”.

Kjo fushatë synon që t ‘i motivojë vajzat për tu marrë me basketboll dhe ndërgjegjësojë opinionin për të përkrahur sportin e vajzave në përgjithësi dhe fuqizimin e gruas në veçanti.

Nga FBK veprim konkret, një grua për Kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës.