Në ditën kur feston atdheu, Ceka po feston edhe ditëlindjen
28 Nëntor 2020
Sot kur po festojnë të gjithë shqiptarët, edhe një arsye më shumë për të festuar ka në familjen Ukelli. Kjo ngase zonja e shtëpisë, Fikrija, siç e njohim Ceka feston 80 vjetorin e lindjes.
Gruaja e cila për vite me radhë u bë pjesë e familjeve tona me recetat e saj që i sjell përmes emisionit “Diçka po Zihet” në RTV21 çdo të diele, në një postim në Facebook ka falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar.
Por, ajo pa dyshim që u kujtua që të urojë edhe shqiptarët për “Ditën e Flamurit”
“Për 80 vjetorin e ditëlindjes sime, mora shumë telefonata, mesazhe dhe urime nepërmes f.b. Ju falemnderit shumë!Të gjithë shqipëtarëve kudo që janë, urime Festa e Flamurit!”, ka shkruar Ceka në Facebook, ku ka publikuar edhe disa imazhe nga ditëlindja e saj. Këto imazhe dëshmojnë se vërtetë 80 vjet janë vetëm numër për të ./21Media