Në dokumentarin e Loredanës, Mozzik flet për raportin me reperen
26 Nëntor 2020
Është publikuar pjesa e parë e dokumentarit të rep-artistes së njohur shqiptare Loredana Zefit.
Në këtë pjesë, Loredana tregon më shumë për jetën mënyrën se si është rritur e po ashtu ndan disa momente me vajzën e saj, Hanën.
Pjesë e dokumentarit të Loredanës është edhe Mozzik i cili tregon për raportin e tyre dhe flet për ndarjen nga 25 vjeçarja.
“Unë kam qenë njëri prej të rinjve me gjet dikë edhe me u martua sa më shpejt. Ka dashur Zoti e kam gjetur një person që i kam besuar shumë, e kam dashur shumë. Mendoj që gjithçka që na ka mbajtur bashkë është që kemi përjetuar shumë gjëra bashkë”, ka thënë ai.
View this post on Instagram
Ky dokumentar i Loredanë është i ndarë në katër pjesë./21Media