Sheshi “Fehmi Lladrovci”, sot në orën 12, ishte i mbushur me veteranë, invalidë, ish të burgosur politik, të cilët janë solidarizuar me ftesën e Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish të Burgosurve politikë.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një postimi në Facebook ku publikoi disa fotografi nga kjo protestë.

Lladrovci ftesën për këtë protestë e quant ë qëlluar pasi që “kundërshton akuzat e supozuara kundër Presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli, dy nga drejtuesit kryesor të UÇK-së dhe institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës”.

I pari i Drenasit njoftoi se Asambleja komunale e Drenasit e miratoi Deklaratën kundër akuzës së supozuar prej Zyrës së Prokurorit Special, ndaj dy liderëve institucional e politik, sot, manifestimit të kundërshtimit iu bashkuam, duke shprehur bindjen e thellë për luftën tonë të drejtë, pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe pafajësinë Thaçit dhe Veselit. /21Media