Në Durrës e Elbasan prin kjo parti
Partia Socialiste, prin me 49,58 % të votave në Durrës, ndërsa 44,93% në Elbasan
Në Durrës vijon numërimi për nxjerrjen e rezultatit përfundimtar, ndërsa deri tani grupet e numërimit kanë lexuar 417 kuti, ndërsa gjithsej janë për t’u numëruar 460 kuti.
Sipas të dhënave të deritanishme, Partia Socialiste (PS) ka siguruar 65.964 vota ose 49,58 % që përkthehet në 8 mandate. Pason Partia Demokratike (PD) me 38.515 vota, ose 28,95 % që përkthehet në 4 mandate.
Në vendin e tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) me 20.593 vota ose 15,48 % e përkthyer në 2 mandate.
Ndërsa në Elbasan nga gjithsej 547 kuti votimi, deri më tash janë numëruar 491 sosh.
Nga rezultatet e votimit deri më tash, Partia Socialiste prin me 65.010 vota (7 mandate) ose 44,93%, Partia Demokratike 29.627 vota (3 mandate) ose 20,48% dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 21.168 vota (2 mandate) ose 4,63%.Nga gjithsej 547 kuti votimi, deri më tash janë numëruar 491 sosh.