Ndarja nga jeta e ikonës së muzikës së mirëfilltë shqiptare, Ismet Peja përveç që ishte dhimbje e madhe jo vetëm për familjen, por për mbarë popullin shqiptar, i la edhe një peng djalit të tij, Visar Pejës.

Visari, i cili aktualisht i ka hyrë edhe botës së moderimit përmes emsionit “Qejfe Qejfe kjo dynja” që është prodhim i RTV21 dhe shfaqet në këtë televizion, zbuloi se në edicionin e parë ideja e tij ka qenë që mysafir ta ketë pikërisht babanë,  Ismet Pejën.

“Fillimisht ky emision ka pas me u shfaq para Vitit të Ri  edhe ideja jem ka qenë menjëherë me pasë babën, vëllain dhe nipin, mendojsha tri gjeneratat e familjes edhe ishte emsioni i parë, e bojsha plan edhe i kam të mijtë mundem me u shliru, por ndodhi qysh ndodhi  babi na iku”, tha Visar Peja në emisionin “1 kafe prej shpisë “ në RTV21.

Prapë se prapë edicioni i parë përfshiu Ismet Pejën ani pse jo fizikisht, por  prezente ishte vepra e pasur e tij artistike./21Media