Në familjen e këngëtares së njohur, Gilit dhe kompozitorit Ilir Beranit sot ka festë, pasi që djali i tyre i parë ka ditëlindjen.

Sot më 1 qershor Roberit feston ditëlindjen e 29-të.

Me nga një postim në rrjetet sociale nëna e babai i tij e kanë uruar me fjalët më të mira.

“Sot 29 vite më parë erdhe ti BIRI IM i parë ROBERT për të më mësuar se në këtë jetë ja vlenë për të jetuar e sakrifikuar për një djalë si ti!Ti je lumturia e krenaria e mamit babit dhe vëllaut tënd

Redonit !I bëfsh 💯❤️”, ka uruar Gili në një postim në “Instagram”.

Me një një fotografi në “Facebook” dhe me fjalë plotë dashuri, Robertin e ka uruar edhe babai i tij, Ilir Berani.

“Urime ditelindjen e 29-te Robert djali jem i pare! Ti me dhe per here te pare emrin babe dhe ma mbushe jeten me dashuri te pafund. E di se na don shume por une mami e Doni te duam edhe me shume!!! I gezofshim bashke tana te mirat e kesaj jete!”, ka shkruar ai.

Gili dhe Iliri janë të martuar prej vitesh dhe së bashku kanë dy djemë, Robertin dhe Redonin. /21Media