Shkrimtari dhe studiuesi i letersisë, Ag Apolloni, është ftuar në Festivalin letrar të Shkodrës, që të takohet me lexues dhe të mbajë një ligjëratë mbi letërsinë.

Ag Apolloni, është i njohur për veprat e tij në prozë, poezi, dramë, etj. Romani i tij i parë “Ulurima e ujkut” është përkthyer e botuar edhe në disa gjuhë të huaja dhe në Çeki, kjo vepër, është përfshirë në kolanën e prozatorëve më të mirë bashkohor botëror, ku ndër të tjerë emra ishin edhe nobelisti Jose Saramago, Julian Barnes, Drago Jançar, etj.

 

Takimi me autorin nga Kosova do të mbahet të shtunën (24, 10. 2020), në oborrin e shtëpisë “Oso Kuka”

.