Maskat u gjetën te një biznesmen

Maskat u gjetën te një biznesmen

Policia e Francës njoftoi sot se ka sekuestruar 140 mijë maska për fytyrë për shitje në tregun e zi. Maskat u gjetën te një biznesmen në kohën kur po i shkarkonte ato nga kamioni në një shtëpi në Shën Denis, në veri të Parisit.

Muajin e kaluar, Franca kërkoi të gjitha stoqet dhe kërkoi prodhimin e maskave për të pajisur punonjësit e shëndetit, transmeton 21Media

Ndërkohë në Kinë, autoritetet kanë konfiskuar 89 milionë maska ​​për shkak cilësisë së dobët. Vendi është përballur me kritika për eksportet me cilësi të dobët./21Media