Në Gjakovë mbahet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive
Mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë- Shqipëri do të mbahet më 14 qershor në Gjakovë.
Kështu njoftoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Ai po ashtu bëri të ditur se me Shqipërinë do të nënshkruhen disa marrëveshje në fusha të ndryshme.
Shtoi se shumë marrëveshje paraprake me Shqipërinë kanë gjetur zbatim tashmë./21Media