Shoqata ndërkombëtare “Jardin des disparus” (Kopshti i të zhdukurve) në 20 vjetorin e saj, organizon aktivitet në kërkimin e të zhdukurve.

Familjet nuk ndalojnë së kërkuari kurrë më të dashurit e tyre dhe për të diskutuar rreth çështjes së të zhdukurëve në aspektin ndërkombtar, duke u fokusuar edhe në Kosovë, shoqata në fjalë ka organizuar këtë aktivitet, i cili do të mbahet në Gjenevë, përkatësisht në komunën e Meyerin, më 9 dhe 10 tetor 2020.

Në këtë aktivitet, do të diksutohet për çështjen e të pagjeturve, me theks të veçantë tek të pagjeturit shqiptarë nga lufta në Kosovë.

Pjesmarrës do të jenë organizata ndërkombëtare, politikanë zviceranë, dhe komunitete të ndryshme.

Nën moton “Të gjithëve na mungojnë”, në organizimin e ketij evenimenti ndërkombëtar marrin pjesë edhe komuniteti shqiptar, Shoqata “Rrethi Shqiptaro – Meyrinois” dhe Lëvizja VV, ku do të shfaqin filmin dukumentar “Ikona e lotëve ” të regjisorit Ilir Kabashi dhe një rrëfim rreth zhdukjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Xhavit Haziri./21Media