Nga 17 mostrat e sotme për Covid19 në Gjilan, të gjitha kanë rezultuar negative. Këtë e ka konfirmuar i pari i kësaj komune, Lutfi Haziri, i cili u shpreh optimist se me sonte po mbyllet infeksioni sipas kontakteve nga ditët e fundit.

“Po shpresojmë shumë që me sonte po e mbyllim infeksionin sipas kontakteve nga ditët e fundit. Do të vazhdojmë t’i monitorojmë dhe mbështesim 26 rastet e prekura. Urojmë shërim të shpejtë dhe mbylljen edhe të këtij burimi të infeksionit.”, shkroi ai në Facebook.

Haziri bëri të ditur se kanë filluar aksionin për ndihmë për Ilir Behlulin, i cili vuan nga leukemia.

“Ndërkohë, përpos aksionit për familjen Maloku, kemi filluar edhe aksionin për ndihmë ndaj Ilirit Behlulit dhe me kërkesën e babait të tij, këtë aksion për grumbullimin e mjeteve e kemi filluar tri ditë më parë. Apeloj njerëzit e vullnetit të mirë që ta mbështesin Ilirin për t’iu kthyer jetës normale. Ilir, do ta mundim pandeminë dhe leukeminë.”, shkroi Haziri mes tjerash./21Media