Nënkryetari Ismajli ka pohuar se nuk është ndërmarrë ende asnjë vendim ndryshe për ditën e diel

Nënkryetari Ismajli ka pohuar se nuk është ndërmarrë ende asnjë vendim ndryshe për ditën e diel

Kryetari i Komunës së Gjilanit është në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë, me kryetarët e regjionit të Gjilanit dhe njofton të gjithë komunitetin e biznesit se vendimi i qeverisë është në fuqi deri më 13 prill, prandaj të gjitha bizneset të cilat janë të liruara të punojnë në bazë të vendimit të fundit të qeverisë së Kosovës në këtë kohë pandemie, mund të punojnë edhe të dielën.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në një adresim për publikun ka pohuar se nuk është ndërmarrë ende asnjë vendim ndryshe për ditën e diel, prandaj janë të liruar të punojnë bizneset normalisht sikur edhe ditët tjera, mirëpo gjithmonë duke respektuar vendimin e qeverisë, rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik, mjekëve dhe institucioneve lokale në përballjen dhe parandalimin e virusit Covid-19.

Sipas tij, për çdo ndryshim në kohë apo në orar, komuna do t’i njoftojë të gjithë qytetarët dhe komunitetin e biznesit.

“Në Gjilan përmbajtja dhe respektimi i rekomandimeve të shtetit është në nivelin maksimal dhe për këtë Komuna e Gjilanit është falënderuese për të gjithë qytetarët dhe apelon që edhe më tutje të qëndrojnë në shtëpi, sepse kjo është konstatuar nga niveli profesional i shëndetësisë si masa më e fuqishme në luftimin e pandemisë Covid-19”, ka deklaruar nënkryetari Ismajli./21Media