Hapet aplikimi për studentët për të përfituar nga 100 euro

Sot është hapur aplikimi për studentë për mbështetjen nga Pako për Përballje me Inflacion për të përfituar nga 100 euro.
Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati ka njoftuar se të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës.
“Aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe jo-shtetas që studiojnë në Kosovë.Pas mbylljes së aplikimit, listat do të verifikohen me institucionet arsimore të akredituara, dhe listat e konfirmuara do të procesohen për pagesë”, ka shkruar Murati në Facebook./21Media 

Back to top button