Në Gostivar vendosen koshe për grumbullimin e shisheve të plastikës dhe ambalazh kartoni

 

 

Vetëqeverisja lokale e Gostivarit do t’i përmirësojë shprehitë e qytetarëve për grumbullimin e ambalazhit të plastikës dhe të kartonit. Në bashkëpunim me NP “Komunalec” në disa lokale do të vendosen koshe me formë të ndryshme.

Koshet i kanë përpunuar të punësuarit në ndërmarrjen komunale. Tani për tani janë në dy forma. Për grumbullimin e shisheve plastike janë kafaz në formë të një shisheje të madhe, ndërsa për ambalazh kartoni janë kafaz katrorë.

Në ndërkohë është arritur marrëveshje me një kompani e cila do t’i mbledhë mbetjet dhe pas një kohe të caktuar do t’i zbrazë koshet dhe gjërat do t’i dërgojë në riciklim.

Back to top button