Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot janë të hospitalizuar 101 raste.

44 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

Nga Klinika sot do të lirohen 16 raste, 13 raste Covid-19 pozitiv në gjendje stabile në vetizolim në shtëpi si dhe 3 të shëruar nga infeksioni me Covid -19.

Në 24 orët e fundit janë shënuar edhe tri viktima të reja nga koronavirusi në Kosovë./21Media