Vdes edhe një pacient me koronavirus, për tjetrin pritet konfirmimi

Vdes edhe një pacient me koronavirus, për tjetrin pritet konfirmimi

Sot ka vdekur një pacientë 72-vjeçar i infektuar me COVID-19, ka njoftuar Klinika Infektive e QKUK-së.  Ai ishte dërguar në spital pa shenja jete. Po sot ka ndërruar jetë edhe një pacient tjetër për të cilin pritet konfirmimi nëse ka qenë i infektuar me koronavirus.
Nga ana tjetër, në këtë klinikë po mjekohen 101 pacientë të infektuar me këtë virus, prej tyre 5 në gjendje të rëndë shëndetësore.(Teksti-Albulena NUHA, kamera- Sahit TROSHUPA)./21Media