Kastrati thotë se ka furnizime të mjaftueshme për mbrojtje nga pandemia

Kastrati thotë se ka furnizime të mjaftueshme për mbrojtje nga pandemia

Fshati Topanicë i Komunës së Kamenicës që nga 30 marsi ende mbetet në karantinë, pasi që u evidentuan 12 rasteve të prekura nga koronavirusi.

Në mesin e të infektuarve është edhe një foshnje 5 muajshe nga familja e të prekurit të parë.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati thotë për KosovaPress se gjatë ditës së djeshme është bërë testi edhe për 22 qytetarë të kësaj komune, 12 prej tyre punëtorë shëndetësor dhe 2 zyrtarë policor të Kamenicës, dhe fatmirësisht, sipas tij, 36 kanë dalë negativ.

I pari i Kamenicës Kastrati thotë se aktualisht 22 familje janë në karantinë në Kamenicë, për të cilat komuna ka kujdes të veçantë ndaj tyre.

Duke folur për përballimin e kësaj pandemie me mallra ushqimore dhe mbrojtëse, Kastrati thotë se ka furnizime të mjaftueshme.

Kryetari Kastrati ka apeluar tek qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i respektojnë në përpikëri masat që janë dhënë nga Instituti Kombëtar I Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë është 135 persona, një viktimë e 16 të shëruar.