Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati njoftoi se në shenjë proteste për vrasjen e një gruaje në Kamenicë, nga ora 21:00 në këtë komunë do të fiken dritat për një minutë.

Kastrati bëri thirrje që të bashkohen të gjithë në thirrjen e Grupit të Grave të Kamenicës për të kundërshtuar ngjarjet e tilla dhe dhunën në familje.

“Në shenjë proteste për ngjarjen që ndodhi ditën e shtunë, ku një grua humbi jetën si pasojë e dhunës në familje, ju ftoj të gjithëve që sonte në ora 21:00 t’i fikni dritat për një minutë. Bashkohuni edhe ju në thirrjen e Grupit të Grave të Komunës së Kamenicës, kundër dhunës në familje. #StopDhunësnëFamilje”, shkroi Kastrati në Facebook.

Në këtë Komunë të shtunën jë grua ka vdekur si pasojë e goditjeve me shufër metalike që ka marrë nga burri i saj. /21Media