Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Dibër, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Vjedhje me armë”.

Në kuadër të operacionit të koduar “Maqellara”, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Interforzën italiane u bë arrestimi i shtetasit E.M, 31 vjeç, banues në Shupenzë, Dibër.

“Kapja dhe arrestimi i tij i përkohshëm u bë pasi shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane,  pasi Gjykata e Apelit në Perugia/ Itali, më datë 29.09.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me armë”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme./oranews