“Kapitulli i Amerikës”, rrëfim për sëmundjen, kapitull i rëndë i jetës së tij

Në këtë kohë të jashtëzakonshme, shkrimtari Fatos Kongoli botoi një tjetër libër me rrëfime, titulluar “Kapitulli i Amerikës”.

Nuk është thjesht një rrëfim për jetën e tij amerikane, por një rrëfim për një nga kapitujt më të vështirë të jetës së tij, atë të sëmundjes.

Kur e keqja ka kaluar dhe Kongoli i është kthyer jetës normale, ku letërsia zë sërish vendin më të rëndësishëm të jetës së tij, është momenti i një kthimi mbrapa, për të kujtuar ato ditë.