"Mos ma lësho dorën" drejt fundit

“Mos ma lësho dorën” drejt fundit

Seriali shumë i shikuar “Mos ma lësho dorën” ka përfunduar xhirimet e fundit, shkruan rtv21.tv

Rrëfim i veçantë, kryeprotagonistë me karaktere të paharrueshme kanë bërë që publiku të ketë interes të madh dhe ta shikojë serailin që nga muaji mars.

Pjesë e serialit ishin emra të njohur të kinematografisë tukre, në mesin e tyre edhe aktori Alp Navurz që ishte në rolin kryesor atë të “Xhenkut”. Me profeisonalizmin e tij me këtë rol Alpi ka mbledhur një numër të madh të fansave.

Për tu përshëndetur me shikuesit e serialit, Alpi ka zgjedhur disa fotografi që nga fillimi i serialit e deri tek fundi i tij.

Përmes këtyre fotografive aktori ka shkruar vetitë e karakterit të “Xhenk Celen”, rol për të cilin ai ka thënë se është krenar që e ka luajtur.

 Pra seriali i transmetuar në ekranin RTV21 së shpejti do të përfundojë edhe në Kosovë. Në Turqi ky serial ka filluar në vitin 2018 dhe deri tani ka shumë aktorë që janë larguar nga ky serial, por, vendin e tyre shumë shpejt e zëvendësuan aktorë tjerë, të cilët u pëlqyen shumë nga shikuesit. /21Media