Në këtë vit, besimtarët myslimanë do të agjërojnë dy Ramazana

Muaji i shenjtë i Ramazanit do të vijë dy herë në vitin 2030 pasi fillimi i vitit do të përkojë me Ramazanin dhe në mënyrë të ngjashme fundi i këtij viti do të dëshmojë fillimin e muajit të shenjtë.

Një situatë e tillë u dëshmua në vitin 1997 pasi Ramazani filloi në javën e dytë të janarit dhe më pas hëna e Ramazanit u përmend më 31 dhjetor të po këtij viti, shkruan “The Siasat Daily”.
Viti Hixhri ka 11 ditë më pak se Kalendari Gregorian. Sipas astronomit arab Dr Khalid Al Zaqqaq, viti Gregorian i vitit 2030 do të jetë dëshmitar i Ramzanit dy herë.
“Ramazani i vitit 2030 do të fillojë në javën e parë të janarit dhe po ashtu në fund të dhjetorit”, tha ai.
Kalendari Islamik Hixhri ka 354 ose 355 ditë ndërsa Kalendari Gregorian ka 364 ose 365 ditë.

Këtë vit, muaji i Ramazanit ka filluar më 2 prill (e shtunë) dhe do të përfundojë më 1 maj (e diel). Dita e parë e Fitër Bajramit është më 2 maj (e hënë)./21Media
 

Back to top button