Liverpooli ka konfirmuar se sulmuesi Sadio Mane ka rezultuar pozitiv në testin për Coronavirus dhe se ai tashmë është vetë-izoluar.

Mane do të mungojë në ndeshjen kundër Aston Villas të cilën Liverpooli e zhvillon në udhëtim të dielën me fillim nga ora 20:15.

Reprezentuesi senegalez është lojtari i dytë i cili konfirmohet pozitiv me Covid-19 brenda një jave, pasi para tij ishte spanjolli Thiago Alcantara i cili doli pozitiv.

Sadio Mane gjithashtu do të mungojë edhe për skuadrën kombëtare të Senegalit në dy ndeshjet miqësore kundër Morokut dhe Mauritanias.

Liverpooli shpreson që Mane të rikthehet në aksion për derbin kundër Evertoni i cili zhvillohet më 17 tetor në “Goodison Park”./kp/