Në Kinë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus në 24 orët e fundit, për herë të parë që nga paraqitja e koronavirusit në këtë vend.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë raportoi po ashtu se nuk ka asnjë viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Qysh kur u paraqitën rastet e para në qytetin kinez të Wuhanit, më shumë se pesë milionë njerëz janë infektuar në gjithë botën dhe 338 mijë kanë vdekur.

Vetëm në Kinë u konfirmuan më shumë se 84 mijë raste dhe 4 mijë e 600 viktima, shkruan BBC, përcjell 21Media

Megjithatë, autoritetet kineze vendosën masa të ashpra të izolimit në Wuhan dhe në mbarë provincën Hubei, për të penguar përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se Amerika e Jugut është “epiqendra e re” e pandemisë, meqë në Meksikë dhe Brazil u rrit numri i rasteve me koronavirus.

Në Brazil u regjistruan më shumë se 330 mijë të infektuar./21Media