Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës sot janë të shtrirë 11 raste me Covid-19.

Në njoftimin e QKUK-së thuhet se “7 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv”.

Në Kosovë janë konfirmuar 927 raste me koronavirus, 671 pacientë janë shëruar dhe 29 kanë vdekur./21Media

Në klinikën Infektive, sot me 14.05.2020, janë të shtrirë 11 raste me Covid-19. Gjendja e pacientëve të sëmurë me…

Gepostet von QKUK- Shskuk info am Mittwoch, 13. Mai 2020