Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR tashmë janë zhvilluar mbi 12 mijë testime.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri të ditur se nga data 08 shkurt deri më 19 maj 2020, janë testuar saktësisht 12.198 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 989 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndryshe, në Kosovë gjatë ditës së marte janë shëruar edhe 15 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 769 raste. /21Media