Ministri i shëndetësisë paralajmëroi hapjen e tre qendrave për strehim të viktimave të dhunës familjare

Ministri i shëndetësisë paralajmëroi hapjen e tre qendrave për strehim të viktimave të dhunës familjare

Shqetësim seksual, përndjekje, dhunë fizike ose psikologjike, martesë me dhunë. Të gjitha këto gjëra  i përjetojnë shumë nga gratë në Maqedoni, por shteti nuk ka të dhëna të sakta për viktimat e dhunës familjare ose tjetër lloj dhune ndaj grave. Këtë vit zyrtarët social dhe shëndetësor planifikojnë që në një lokacion të fshehur të hapet një qendër për mbrojtjen e grave, të cilat janë viktima të dhunës seksuale, në të cilën do të punojnë profesionalistë, jo vetëm për mbrojtjen e grave por edhe për risocializimin e tyre. Për fillim kjo qendër do të ketë kapacitet për strehim të vetëm dhjetëra personave, por për një veprim të ngjashëm thërriten edhe organizatat qytetare.

“Nevojitet ligj gjithëpërfshirës i cili do t’i trajtojë të gjitha llojet e dhunës në bazë gjinore. Kjo është vetëm një pjesë e shërbimeve të cilat nevojitet të zbatohen në pajtim me konventën.  Ministria e punës dhe politikës sociale para dy javësh bëri thirrje publike për mbështetje të organizatave qytetare të cilat do të menaxhojnë me këto qendra dhe lloje të tjera të shërbimeve në lidhje me dhunën familjare”, u shpreh Mila Carovska, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale.

Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari paralajmëroi hapjen e tre qendrave për strehim të viktimave të dhunës familjare, në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, të cilat do të funksionojnë pranë spitaleve të qyteteve. Këto masa dalin nga ratifikimi i dokumentit të Këshillit të Evropës për luftë kundër dhunës familjare.

“Konventa e Stambollit si dokument ndërkombëtar përmban zgjidhje ligjore dhe politika për mbrojtjen e grave. Kjo çështje do të jetë prioritet i Ministrisë së shëndetësisë”, tha Arben Taravari, Ministër i shëndetësisë.

Në Maqedoni ka disa organizata jo qeveritare të cilat pohojnë se u ofrojnë ndihmë viktimave të dhunës familjare dhe të dhunës në bazë gjinore. Edhe krahas tentimeve që të kontaktojmë me Qendrën kombëtare për barazi gjinore nuk arritëm pasi që asnjë nga tre linjat telefonike të këtij institucioni nuk ishte në funksion.

Në qendrën “Shpresa” na u përgjigjën se rreth 60 gra  në muaj kërkojnë ndihmë prej tyre për shkak të dhunës fizike ose psikologjike. Organizatat jo qeveritare thonë se një kohë të gjatë kërkojnë nga zyrtarët që të nënshkruhet konventa e Stambollit, e cila paraqet  rregullore ndërkombëtare për parandalimin e dhunës ndaj grave, raporton TV21./21Media