Njofton ministrina e Punëve të Brendshme të Maqedonisë

Njofton ministrina e Punëve të Brendshme të Maqedonisë

Gjatë 24 orëve të kaluara sipas Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut, për periudhën 17/18.04.2020, në lidhje me ndalimin e lëvizjes, 77 persona nuk e kanë respektuar orën policore.

46 persona janë arrestuar, ndërsa për pjesën tjetër janë marrë të dhënat dhe do të pasojnë masat e duhura, njoftojnë nga MPB. Po ashtu, 24 orët e kaluara, 84 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim, raporton TV21

Policët vazhdojnë kontrollin mbi personat në izolim dhe nuk është regjistruar asnjë rast i shkeljes së karantinës./21Media