Vanessa Bryant është përplasur së fundmi publikisht me nënën e saj, Sofia Lane. Kjo e fundit e ka akuzuar Vanessa-n se ajo e ka lënë pas dore pas vdekjes së Kobe Bryant dhe i ka kërkuar një shumë si dëmshpërblim.

Sofia ka hapur një proces gjyqësor me pretendimin se vajza e saj nuk po e ndihmon më pas ndarjes nga jeta të basketbollistit, pavarësisht se ai kishte premtuar se do i gjendej pranë gjithmonë.

Por Vanessa zgjodhi të reagojë përmes një shkrimi në Instagram të enjten për të mbrojtur trajtimin e saj dhe Kobe ndaj nënës së saj gjatë dy dekadave të fundit.

“Nëna ime po vazhdon të gjejë mënyra për të zhvatur në mënyrë dashakeqe një shumë financiare nga familja jonë”, tha ajo në postim. “Unë e kam mbështetur atë për gati njëzet vjet, dhe ajo kurrë nuk ishte asistentja ime ose e Kobe, ajo nuk ishte një dado”, shkroi tutje Vanessa.

Duke e përshkruar veten si një ‘nënë në shtëpi’, Vanessa pohoi se ajo dhe burri i saj kishin qenë gjithmonë ‘kujdestarët me kohë të plotë’ për vajzat e tyre.

Ajo shtoi se për dy dekada nëna e saj ka jetuar pranë saj dhe Kobe, duke qenë se nuk mund të blinte një shtëpi të re pas divorcit.

“Ajo tani kërkon të më marrë 96 dollarë për orë me pretendimin se ka punuar 12 orë në ditë për 18 vite për t’u kujdesur për mbesat e saj. Në realitet ajo është kujdesur shumë pak për vajzat e mia kur ishin të vogla”, është shprehur Vanessa në postimin e saj në Instagram.

 

Laine u fotografua për herë të fundit me Vanessa-n në një fotografi familjare në Ditën e Falënderimeve që u postua në llogarinë e Kobe në Instagram nëntorin e kaluar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kobe Bryant (@kobebryant)

Kujtojmë se Kobe dha vajza e tij Gianna kanë vdekur në një aksident me helikopter në muajin janar./21Media