Shefat e BE-së kërkojnë de-eskalim në veri sipas 3 pikave të Borellit: Nëse dështohet do të ketë pasoja

Sot në Këshillin e Bashkimit Evropian janë miratuar edhe konkluzionet sa i përket zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, konkretisht dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë konkluzion thuhet se Këshilli i Bashkimit Evropian dënon incidentet e dhunshme të ndodhura së fundi në veri të Kosovës dhe ka bërë thirrje për de-eskalim të menjëhershëm të situatës, bazuar në elementete kyçe që janë përcaktuar nga Bashkimi Evropian më 3 qershor 2023.

Gjithashtu në këtë konkluzë thuhet se palët duhet të krijojnë kushte për të mbajtur zgjedhjet të reja në katër komunat në veri të Kosovës.

Shtetet anëtare të BE-së thonë se dështimi për të de-eskaluar tensionet do të ketë pasoja negative.

Back to top button