Ditë e rëndësishme sot për Italinë në problemin më madhor që ka vendi me përballjen e pandemisë COVID-19.

Autoritetet shëndetësore italiane kanë nisur punën e një plani të detajuar për mënyrën e shpërndarjes së vaksinës Pfizer Biontech, kontratat me të cilën pritet të nënshkruhet gjatë këtyre orëve.

Italia do të marrë 13.7 % të 200 milionë dozave të para të shpërndara në Bashkimin Evropian e baraz me rreth 27 milionë doza të cilave do t’u shtohen më vonë dhe 13 milionë doza të tjera ndër 100 milionë që do të shpërndahet në të gjithë territorin komunitar.

Kryetari i Këshillit Suprem të Shnëdetësisë italiane, Franco Lucatelli, ka informuar se në janar të 2020 Italia do të ketë në dispozicion dozat e para të vaksinës që do t’u ofrohen fillmisht punonjësve të sistemit shëndetësor, forcave të rendit e grupmoshave më të ndjeshme të popullsisë.

Jemi mjaft optimistë që ky moment do të sjellë kthesën e shumëkërkuar në luftën tonë kundër pandemisë “, ka deklaruar ai.

Drejtori i Politikave të parandalimit të Epidemive në Minsitrinë Italiane të Shëndetit, doktor Giovanni Rezza, ka deklaruar se Italia ka nisur punën e një plani specifik për mënyrën e shpërndarjes së vaksinës në të gjithë territorin kombëtar e ku do të përfshihen rreth 13,5 milionë italianë, pra një pjesë e rëndësishme e popullisës rreth 60 milionë që ka Italia.

Mjaft i rëndësishëm është sistemi i shpërndarjes së vakisnës Pfizer Biontech i cili duhet të kryhet mjaft shpejt e në mënyrë efiakse pas vaksina kërkonë një temperaturë raujtje -80 gradë e për momentin asnjë aeroport italainë nuk është në gjëndje të garantoj këtë lloj sistemi.

Në Itali ekzistojnë vetëm dy aeroporte Leonardo Da Vinci (Fiumicino) në Romë e Malpenza në Milano të autorizuara për shpërndarjen e barnave mjekësore por dhe në këto dy aeroporte nuk ka pajisje frigoriferike për konservimin në -80 gradë sic e kërkon vaksina Pfizer Biontech.

Për vaksinat e tjera si ajo kundër gripit, temperatura e ruajtjes shkon nga -2 deri në -8 gradë.

Me shumë gjasa pritet që në planin e shpërndarjes së vaksinës Italia të përfshijë dhe forcat e Ushtrisë./oranews