15 dele regjistrohen në shkollë

15 dele regjistrohen në shkollë

Në një vend periferik në Francë një fermer ka marrë një iniciativë për të regjistruar 15 dele në një shkollë për të rritur numrin e nxënësve.

Sipas raportimeve të mediave të huaja,  shkolla “Jules Ferry” në Crêts-en-Belledonne,  kishte pësuar rënie të numrit të nxënësve dhe ishte në prag të mbylljes së një klase.

Duke parë këtë gjendje në këtë shkollë, Michel Girerd vendosi të regjistrojë disa prej deleve të tij.

Shkolla ndodhet në një fshat në veriperëndim të Alpeve të Grenoble.

Z. Girerd u shfaq me 50 dele të tij jashtë shkollës për një ceremoni të veçantë ku morën pjesë rreth 200 mësues dhe nxënës. /21Media