Në shënim të ditëlindjes së Legjendës së futbollit mbarëkombëtar, Fadil Vokrri, mbrëmë në stadiumin që e bart emrin e tij është zhvilluar ndeshja revyale ndërmjet ekipit të veteranëve dhe ekipit të estradës.

Kjo ndeshje u zhvillua në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës, Ligës së veteranëve dhe grupit të tifozëve “Dardanët”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Në fushën e gjelbër dolën emra të njohur të futbollit dhe të estradës, duke e nderuar kësisoj figurën e ish-presidentit të FFK-së, i cili dy vite më parë u nda nga jeta.

Fitores në këtë ndeshje revyale iu gëzuan Veteranët e futbollit, me rezultat 6-2. /21Media