Në New York protestohet para konsullatës së Serbisë
29 Tetor 2019
Kërkohet drejtësi për krimet e bëra në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci
Kërkohet drejtësi për krimet e bëra në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci
Organizata e grave shqiptaro-amerikane do të protestojë sot në New York, duke kërkuar drejtësi për krimet e bëra në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci.
Komuniteti shqiptaro-amerikan, boshnjak-amerikan dhe kroat-amerikan do të kërkojnë drejtësi për 70 mijë viktimat e dhunës seksuale, duke i bërë thirrje Serbisë për të identifikuar kryerësit e krimeve të tmerrshme.
Protesta mbahet para konsullatës së Serbisë në New York duke filluar nga ora 11.00.
Ndryshe e mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi Goodman, ditë më parë në emisionin Bon Bon në RTV21 deklaroi se pas kësaj proteste pret që UN të fut në listë raportin e Kosovës.
“Me kërku drejtësi internacionale UN me i bo presion Serbisë me pranu fajin, me pranu atë krimin që e kanë bo edhe drejtësia shkon në vend.”, tha Krasniqi Goodman.
Ajo po ashtu bëri thirrje që tema e dhunimeve të mos mbetet tabu, por femrat e dhunuara të përkrahen.