Poezi nga: Dylan Thomas

Qielli i tëri është shqyer
në përvjetorin e tyre,
ata jetuan tri vjet në harmoni
rrugës së gjatë të premtimeve.

Dashuria humbi
pacientët ulërinë nën zinxhir,
vdekja si krater i madh erdhi
nga retë dhe qëlloi çatinë e tyre.

Shumë më vonë nën shiun e gabuar
dashuria i bashkoi prapë
dritaret u çelën brenda zemrës së tyre
dhe në trurin e tyre u digjën dyert…

Shqipëroi: Bujar Meholli